Lajme

Labi paralajmëron formimin e një fondacioni

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili tash e sa kohë po nis iniciativa për t’i ndihmuar të varfërve dhe të sëmurëve që u mungojnë të hollat për të shëruar, ka thënë se deri tani ka 6.000 mesazhe që kërkojnë ndihmë nga ai dhe mbështetësit e tij.

Ai edhe një herë ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë financiarisht për raste të tilla, megjithatë, ai në emisionin IMAZH, ka thënë se me gjithë këto raste të shpeshtuara mos po bëhemi popull pasiv.

“Nuk është zgjidhje afatgjate ndihma që po bënë populli jonë humanitar rreth rasteve të personave të sëmurë që nuk kanë para. Ndoshta do të ndërtonim ndonjë spital për leukeminë apo për ndonjë sëmundje tjetër”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se nuk do të ndalët për t’i ndihmuar qytetarëve, por edhe shteti duhet të jetë edhe më human.

Ai ka paralajmëruar formimin e një fondacioni i cili do të jetë një ”bum i madh”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*