Lajme

Ky është posti i rëndësishëm i premtuar nga Haradinaj për entuziastin e RTK-së që flet për numrat e PAN-it (Foto)

Ish-zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, edhe pse tani jashtë partisë së Ramush Haradinajt, po u gëzohet lajmeve se ish-partia e tij, që është në koalicion me PDK-në e Nismën, i ka bërë numrat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Luma, i cili tash është i angazhuar në Radio Televizionin e Kosovës, në baza ditore shkruan disa herë për numrat e PAN-it, përkundër faktit që këto numra mbesin ende të panjohur për opinionin.

Të gjithë të përfolurit se do ta votojnë Qeverinë e mundshme të Haradinajt, në mënyrë të prerë e kanë mohuar një mundësi të tillë. Megjithatë, Haradinaj vazhdon të flasë për numrat misterioz, edhe pse deputetët e zgjedhur të legjislaturës së ardhshme dihet kush janë tashmë.

Duket se Haradinaj gradualisht do ta detyroj secilin deputet që nuk është i PAN-it të deklarohet se nuk e voton Qeverinë e kërkuar nga ai e kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në këtë synim të tij, entuziast duket Ernest Luma.

Periskopi ka kuptuar nga burime brenda AAK-së se Lumës i është premtuar një pozitë jo e vogël në rast të formimit të Qeverisë Haradinaj.

Sipas këtij burimi, Ernest Lumës i është premtuar pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, edhe pse këtë pozitë e mban Mentor Shala, i njohur si eksponent i afërt me strukturat e PDK-së së Veselit.

Po sipas këtij burimi, ky synim i Haradinajt, për ta vënë Lumën në vend të Shalës, nuk është diskutuar ende me partnerin kryesor të koalicionit, PDK-në.

“Ernestit i është premtuar pozita e drejtorit të RTK-së. Kjo pozitë i është premtuar nga vet zoti Haradinaj, por nuk është folë ende me Kadrinë”, thotë ky burim.

Edhe pse Luma qe një kohë të gjatë ka pushuar aktivitetin e tij në AAK, duket se me ardhjen e saj në pushtet ai ka shtuar përkrahjen pro partisë së Haradinajt, e cila ka kaluar kohëra të vështira gjatë proceseve të ndryshme politike në Kosovë.

1 Comment on Ky është posti i rëndësishëm i premtuar nga Haradinaj për entuziastin e RTK-së që flet për numrat e PAN-it (Foto)

  1. veq vazhdoni

Leave a comment

Your email address will not be published.


*