Kuriozitet

Ky është njeriu më i çuditshëm në botë, shihni se me çfarë ushqehet (Video)

Një burrë indian ka fituar pseudonimin “Njeriu llambë” pas pretendimeve se ai ushqehet me energji elektrike.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Naresh Kumar (42) i cili thotë se ai lejon që rryma elektrike të rrjedh nëpër trupin e tij sa herë që ai është i uritur dhe nuk ndjen dhimbje/goditje kur ai prek telat e rrymës.

Kumar, nga Muzzafarnagar, në Uttar Pradesh, India veriore, thotë se ai thjesht “kyç” veten në priza dhe pas disa 30 minutash, ai është i ngopur.

Kumar ka thënë se ai zbuloi “talentin” e tij, kur aksidentalisht preku një tel një ditë në punë.

Njerëzit kanë nivele të ndryshme të rezistencës, dhe rryma elektrike mund të ketë pak a shumë një efekt mbi individët, në varësi të tensionit dhe kohëzgjatjes së kontaktit.

Komentoni