Lajme

Ky është kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës

AAK-ja ka kandiduar Arbër Vllahiun për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor

Ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është prezantuar si kandidat për Prishtinën në konferencën për media që AAK-ja e ka mbajtur sot nga ora 11:00.

AAK-ja në zgjedhjet e kaluara komunale dy herë garoi në Prishtinë me Besnik Tahirin.

Kandidaturën për Prishtinë deri më tani e ka konfirmuar Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*