Video

Ky djalë turpërohet në sfidën e kalimit të urës pa mbrojtëse

Sfida e kalimit të një ure në Kinë i  ka dhënë adrenalinë shumë të rinjëve , të cilët nuk kanë hezituar pa e provuar. Ura prej çeliku nuk ka kangjella, xhama apo rrjet sigurie, për t’ju shmangur rënies në xhungël prej një lartësie qindra metra të mëdha.

Në një video dy aventurierë të guximshëm vendosën të kalojnë, por reagimet e tyre ishin krejtësisht qesharake dhe të ndryshme për të ecur pothuajse në ajër. Vajza e kaloi këtë sfidë të tmerrshme me shumë sukses pa iu dridhur qerpiku. Më pas i erdhi rradha djaloshit, i cili sapo nisi të ecë filloi të bërtasë dhe të dridhej. Ai  u ul poshtë që të lëvizë me duar e këmbë .

Megjithëse kishte litarin mbrojtës, objekti që ndodhet në lartësi e ka frikësuar dhe nuk ka mundur të përmbahet.

Komentoni