Lajme

Kuvendi nesër me dy seanca, diskutohet edhe për arrestimin e Thaçit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër ( e martë) të mbahen dy seanca plenare, njëra nga pikat e mbetura nga jave e kaluar dhe një seancë të re nga ora 14:00 në të cilën do të diskutohet për arrestimin në Serbi të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Valdet Bajrami, nga Nisma, tha se kjo Qeveri deri tash nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e Nehat Thaçit, dhe për këtë në veri nuk ka shenja të normalizimit të gjendjes atje. Bajrami tha se nesër pret që Kuvendi të dali me rekomandime të mirëfillta për rastin Thaçi.

Nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës foli kryetari i GP të AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se në mbledhjen e sotme u diskutua për rastin e policit të arrestuar në Serbi, për të cilin tash e 11 ditë nuk ka asnjë reagim nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sa më parë duhet të ndërpriten bisedimet në Bruksel me palën Serbe, tha Lekaj. Ka ardhur koha që t’i kthehemi prapë votës dhe të mos lejojmë që bojkoti i Listës serbe është i tepërt. 

Raportohet se 44 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*