Lajme

Kush i heshti Fisnik Ismailin e Ganimete Musliun?

Në mesin e kësaj jave që po e lëmë u zhvillua një debat i ashpër, ku gjuhë të papranueshme etiketuese dhe degjeneruese përdoren Ganimete Musliu dhe Fisnik Ismaili.

Fillimisht nënkryetari i Prishtinës dhe deputeti i ardhshëm i VV-së, Dardan Sejdiu, tha se Kadri Veseli nuk e meriton të zgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ndaj këtij deklarimi të Dardan Sejdiut reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila hedhi akuza të rënda në drejtim të deputetit të VV-së, duke i thënë se nëna e tij ka punuar në gjykatë deri në vitin 1999, shkruan Veriu.info.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dardan Sejdiut, i cili publikoi dëshmi të cilat tregonin se nëna e tij ishte përjashtuar nga puna nga sistemit i Millosheviqit në vitin 1990.

Mirëpo, debatin e ‘dhezi’ Fisnik Ismaili, i cili e fyejti rëndë Ganimete Musliun në aspektin personal dhe në lidhje me nënën e saj, gjë që bëri që zyrtar të VV-së të distancohen nga gjuha e tij fyese.

Pajtaj Dardan Sejdiu bëri padi në gjykatë ndaj Ganimete Musliut, e cila më pastaj bëri një reagim ndaj Fisnik Ismailit, po nuk bëri zë pas demantit që ia bëri Dardan Sejdiu, transmton Veriu.info.

Si përfundim, të gjitha shpejt e harruan këtë temë, ndërsa opinioni kosovar e pa edhe njëherë nivelit katastrofal të gjuhës të disa prej personave që janë zgjedhur si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Për dallim prej Ganimete Musliut që e heshti padia e Dardan Sejdiut, nuk dihet se kush e heshti Fisnik Ismailin!?

Leave a comment

Your email address will not be published.


*