ShowBiz

Kush është idhulli i Gigi Hadid?

Në ditëlindjen e mamasë, super ylli Gigi Hadid, i ka bërë asaj një dedikim shumë emocionues, shkruan Kosova.info.

Në llogarinë e saj në Instagram, Gigi ka postuar një foto nga fëmijëria në shoqërinë e mamasë së saj. Ajo çka bie në sy është ngjashmëria e jashtëzakonshme midis të dyjave. Foton e ka shoqëruar me këtë mbishkrim: “Kam pasur fatin më të madh që nga dita e parë e lindjes. Ndihem shumë me fat që kam pasur pranë një njëri si ty, krijuese, e pavarur dhe të zgjuar. Faleminderit për gjithçka, gjithmonë. Meriton të gjithë lumturinë e botës. Të dua Mama. Gëzuar ditëlindjen”.

Fare lirë mund të themi që përkundër viteve, Yolanda Hadid, duket po aq e bukur sa 20 vite më parë. /Kosova.info/

Komentoni