Kulturë

Kush e frymëzon Bujar Qamilin?

Mjeshtri i madh i muzikës popullore, Bujar Qamili i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News i ka treguar të gjithë publikut  për planet e tij të shumta  për festat e fundvitit. Duke qenë se është një nga këngëtarët më të mirë dhe më origjinal në skenën shqiptare, ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut duke marrë pjesë në çdo koncert të tij mbarë botën.

Dajana Shabani: Si ja bën Bujari ku e gjen gjithë këtë energji? Cili është sekreti?

Bujar Qamili: Njeriu mundet të doje shumë në jetë, por kur do vetëm një nuk i ke problem gjërat e tjera, sepse është një.

Dajana Shabani: D.m.th. ti do vetëm këngën?

Bujar Qamili: Jo un dua vetëm gruan.

Për këngëtarin është bashkëshortja ajo cila e mbështet dhe e frymëzon për të gjitha arritjet e tij. Madje ajo e shoqëron dhe në shumicën e koncerteve ku ai merr pjesë.

Komentoni