Kosova

Kusari-Lila: Në tetor prezantohet partia e re

Skenës politike në Kosovë, shumë shpejtë pritet t’i shtohet edhe një parti e re. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila dhe deputeti i pavarur, Ilir Deda janë në vlugun e përgatitjeve për prezantimin e partisë së re. 

Mimoza Kusari Lila, ka konfirmuar për Indeksonline se partia e re prite të zyrtarizohet gjatë muajit tetor. Ndërsa sa i përket emrit dhe kryetarit të saj, Lila ka thënë se ende nuk është vendosur pasi janë në fazën e definimit.

 “Në dinamiken e prezantimit e kemi në muajin tetor. Jemi duke i bërë përgatitjet për regjistrimin e partisë dhe për mbajtjen e Konventës se parë, e cila do të mbahet në tetor.” ka thënë Kusari- Lila për Indeksonline.

Partia e re, sipas saj, është e hapur për të gjithë ata qe besojnë se forca e re është e domosdoshme për të bërë ndryshime substanciale në Kosovë dhe me i dhënë një kahe të re zhvillimeve politike të Kosovës. 

Komentoni