Lajme

Kusari-Lila: Gjatë tetorit do ta prezantojmë partinë e re

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka theksuar për Telegrafin se në pjesën e dytë të muajit tetor do të dalin me prezantimin e parë të partisë së re.

Ajo ka thënë se janë duke punuar në aspektin logjistik dhe organizativ që ta fuqizojnë partinë.

“Kemi mbështetje dhe përkrahje në shumë vende nëpër Kosovë. Kemi njerëz të cilët nuk kanë qenë të angazhuar më herët politikisht, dhe ata vijnë nga fusha dhe profile të ndryshme”, tha Kusari-Lila për Telegrafin.

Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda, kanë paralajmëruar kohë më parë se shumë shpejt do të dalin më një subjekt të ri politik.

Bashkimi i Kusari – Lilës me ish drejtuesin e “FER”-it, kishte ardhur pasi që të dy protagonistët e kësaj iniciative ishin larguar nga partitë e tyre AKR-ja dhe VV-ja.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*