Kosova

Kusari kundër Pacollit: Qeveria gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhje

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës ka hedh poshtë idenë e Behgjet Pacollit për një qeveri gjithëpërfshirëse. Presidenti i AKR’së ditë më parë propozoi organizimin e një tryeze mes liderëve të partive politike për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me afat 1-vjeçar, ku kryeministër sipas tij, do duhej të ishte njëri prej Albin Kurtit, Ramush Haradinajt apo Avdullah Hotit.

Ideja e Pacollit përfshin vendosjen e një plani të veprimit një vjeçar të punës së qeverisë gjithëpërfshirëse. Në këtë plan, Pacolli nuk e kishte përmendur lideren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën. Kjo e fundit ka reaguar. Por, jo për mos përfshirjen e AKR’së në këtë propozim të Pacollit, por për të kundërshtuar një ide të tillë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kusari-Lila ka numëruar arsyet, për shkak të të cilave sipas saj, një qeveri gjithëpërfshirëse nuk do të ishte zgjidhja e duhur për vendin.

“Qeverisja gjithëpërfshirëse e propozuar së fundmi, nuk është zgjidhje e problemit. Do të përfundonim me të njejtin numër të Ministrive (mos më shumë) se etja për pushtet ka dehur disa ende pa e marrë pushtetin. Gjithashtu, përvoja e fundit me dy parti të mëdha në Qeverisje tregoi se nuk mund të qeverisin ata që duan të tërheqin qeverisjen vetëm në drejtim të interesave të subjektit të vet. Mbetet programi në gjysëm, ashtu sikur edhe mbeti. Duhet konsensus dhe resekt për partnerët qeverisës, e ky respekt vështirë se arrihet me gjithëpërfëshirje në Kosovë. Nuk e kemi ne ende këtë kulturë politike ose qeverisëse”, shkruan Kusari-Lila në Facebook.

Shkrimi i plotë i Kusari-Lilës në Facebook:

Komentoni