Kosova

Kurz: Radikalizmi islamik në Ballkan në rritje

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurz, i cili udhëtoi për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, ka shprehur shqetësim për siç tha radikalizmin islamik në BH, Shqipëri dhe Kosovë.

Me iniciativën e tij, në presidencën austriake në OKB, sonte do të mbahet takimi me shefat e diplomacisë së shteteve të Ballkanit perëndimor.

Kurz, konsideron, siç u tha gazetarëve, transmetuar nga agjencia APA, që krahas diskutimeve rreth Bregzitit dhe raportit të BE-së ndaj Turqisë, vendet e Ballkanit perëndimor nuk duhet të humbin perspektivën e tyre evropiane.

Sipas fjalëve të tij, cituar nga gazeta Blic, veçanërisht në Shqipëri, BH dhe Kosovë duhet tu kundërvihet radikalizmit islamik në rritje, sepse atje zgjerohet ndikimi religjioz-ideologjik, siç theksoi, gratë paguhen që të shëtisin në rrugë duke mbuluar plotësisht kokat.

Komentoni