Kosova

Kurz: Krahasimi që po i bëhet Kosovës me katalonjën është i pavlerë

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz.
Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë.
Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE.
“Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Katalonjë me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz.

Komentoni