Lajme

Kurti –Thaçit: Vëre dokumentin e tradhtisë në mur

Deputeti Albin Kurti ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës i cili e ka cilësuar si qesharake dhe të rrezikshme një deklarat të cilën e kishte dhënë.

Ai në një prononcim e quan Thaçin injorant. “I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!”

Sipas tij dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit.

“Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.” /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*