Lajme

Kurti: Me këtë ligj nuk shpëtohet Trepça, punësime pa kritere

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ,ka thënë se Projektligji për Trepçën nuk do ta shpëtojë Trepçën. Me këtë ligj në gjykimin e tij, po mashtrohen minatorët duke nënvizuar se përfshirja e minatorëve me 3 vjet stazh si aksionarë, është e padrejtë.

Po ashtu sipas tij një pjesë e madhe janë pranuar pa kritere si punëtorë në Trepçë.

“Kjo zgjedhje është një mashtrim i minatorëve. Përfshirja e punëtorëve me 3 vjet stazh si aksionar është e padrejtë. Duhet të përfshihen minatorët që kanë punuar deri në 10 vite. Me ligj nuk mundësohet shpëtimi, e lërë më të garantohet shpëtimi i Trepçës”, ka thënë Kurti. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*