Kosova

Kurteshi i VV’së thirrje PAN-it: Nëse i keni votat bëjeni shpejt Qeverinë

Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron që PAN-it akoma i mungojnë votat e nevojshme për ta formuar Qeverinë. Sipas tyre nëse PAN do t’i kishte votat formimi i Qeverisë do të ishte punë e kryer.

Por, deputeti i kësaj partie Ismail Kurteshi u ka bërë thirrje PAN-it që nëse i kanë votat ta formojnë më shpejt Qeverinë dhe të mos i zvarrisin proceset.

“Nëse i bën votat natyrisht që mund ta formojë Qeverinë, por është shumë e qartë se deri më tani nuk i kanë pasur numrat. Por nëse i kanë numrat le ta formojnë më shpejt e të mos i maltretojnë qytetarët me zvarritje të tilla. Ndërsa nëse nuk i kanë le të pajtohen me këtë fakt dhe të lejojnë që proceset të rrjedhin normalisht dhe Qeverinë ta formojnë ata që i kanë votat”, ka thënë ai.

Kurse për kalimin e mundshëm të AKR-së në koalicionin PAN Kurteshi ka thënë se duhet t’i presim këto 10 ditë për të parë se çfarë do të ndodhë.

“Deri më tani nuk kam hasur në ndonjë deklaratë të AKR-së që ata do ta përkrahin z. Haradinajn. Edhe pse dihet ultimatumi që ua ka drejtuar partnerit të koalicionit.

 

Komentoni