Kosova

Kurse falas për mësimin e gjuhës gjermane

Baruti Academy, do të ofrojë kurse falas për mësimin e gjuhës gjermane për të rinjtë kosovarë që kanë njohuri bazike të gjuhës gjermane.

Drenusha Shala, drejtoreshë e Barutit, tha se kjo kompani për të interesuarit ofron kurse falas për mësimin e gjuhës gjermane.

“Baruti është themeluar në vitin 2012. Ne kemi menduar që të ofrojmë shërbime telefonike për kujdesje ndaj klientëve. Kemi filluar me 7 punëtorë, ndërsa tani kemi 340 punëtorë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo tha se Prishtina është vend ideal për biznes. “Është infrastruktura, është Aeroporti i Prishtinës afër”, tha Shala. Baruti Academy, e cila së fundi ka filluar me kurse të gjuhës gjermane do të jap kurse falas për ata që kanë njohuri i bazike të gjuhës gjermane.

Sipas saj ideja për mësimin e gjuhës gjermane është ardhur nga punëtorët. “Ne i kemi prezantuar këtë ide GIZ dhe ajo e ka mbështetur kjo iniciativë. Kjo është një mundësi e mirë”, tha ajo. Sipas saj në çdo dy muaj do të pranohen nga 35 persona që të mësojnë gjuhën gjermane.

Komentoni