Lajme

Kur të mësoni rrogën e gazetares së njohur do t’ju bjerë të fikët…

Të gjithë intrigohemi për të ditur se sa paguhen realisht personazhet e shoëbiz, të muzikës, kinemasë, apo ekranit. Me gjasa keni imagjinuar shifra reale dhe surreale për tregun shqiptar, pa mundur të merrni konfirmime.

Por, një nga gazetaret më të njohura shqiptare ka thënë se kur të zbuloni rrogën e saj “do t’ju bjerë të fikët”.

Enkeleida Zeko, moderatore e emisionit sportiv “Fair Play” ka zbuluar gjatë një interviste për “Thumb” se është tejet e kënaqur me pagesën. E pyetur se si i ka marrëdhëniet me lekët dhe sa paguhet, ajo përgjigjet, “Rrogën e kam aq sa mos të kem nevojë për asgjë.

Të të them rrogën pastaj, do të të bjerë të fikët, do ta lësh punën, kështu që më mirë s’po e them…” – thotë gazetarja me të qeshur.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*