Lajme

Kundër demarkacionit protestohet edhe në Pejë

Protesta kundër shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, do të shtrihet edhe në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur njoftimi për media nga Këshilli Organizativ kundër demarkacionit në Pejë, ku nesër kanë thirrur një konferencë për media për të njoftuar rreth organizmit të protestës.

“Nesër (25 gusht 2016), në orën 12:00, në sheshin e Pejës, pranë shtizës së flamurit, Këshilli Organizues kundër Demarkacionit organizon konferencë për medie ku do të shpallet data për organizimin e një proteste në Pejë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e Këshillit Organizativ të kësaj proteste janë: Klubi i Intelektualeve, përfaqësuesit e subjekteve politike Rugovë e Pejë, përfaqësuesit e komuniteteve Rugovë , Podgur dhe Deçan, Organizata e Veteranëve të Luftës si dhe përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*