Kosova

Kuleta: Zanafilla e debatit për flamurin është tek mënyra se si ka ardhur ai

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, ka theksuar se problemi më flamurin e ka edhe zanafillën e saj që me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë janë tre grupe të njerëzve që nuk e duan flamur aktual të shtetit.

“Një grup janë ata që nuk pajtohen me këtë shtet, shpalljen e pavarësisë së tij, ku rrjedhimisht e kanë kundërshtimin edhe ndaj flamurit. Ka një grup tjetër nuk pajtohen me procedurën, mënyrën dhe simbolikën që e prezenton ky flamur. Të tjerët që nuk pajtohen janë ata që thjesht nuk e pëlqejnë këtë flamur”, ka shtuar Kuleta.

Sipas tij, flamuri i Kosovës aso kohe ka shkuar në Kuvendin e Kosovës pa e ditur askush, përveç dy tre njerëzve, duke shtuar se është dashur të paktën të lejohet një debat për këtë simbol.

Komentoni