Sport

Kukësi kërkon kualifikimin përballë Sheriff Tiraspol

Kukësi po bëhet gati për ndeshejn e nesërme me Sherifin e Tiraspolit dhe kalimi për në turin e tretë të Ligës së Kampioneve është një objektiv për verilindorët edhe pse i vështirë për t’u arritur.

Trajneri Gjoka ka menduar një ndryshim për ndeshjen e kthimit teksa rikthehet titullar Izair Emini, që do të jetë në ndihmë të Pero Pejiç në sulm.

Ulet në stol Zeqiri, ndërsa pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë me atë që luajti në Moldavi. Vetëm Serran nga afrimet e nis titullar.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Lena, Musolli, Guri, Kale, Emini, Pejiç

Komentoni