Sport

Kuka: Majlinda Kelmendi operohet me sukses në ligamentin kryqëzor (Foto)

Xhuditsja kosovare, Majlinda Kelmendi ka kryer me shumë sukses operacionin e saj në ligamentin e kryqëzuar, operim i cili u krye sot (e premte).

Majlinda Kelmendi është sportistja që po bënë krenar gjithë Kosovën me sukseset e saj të njëpasnjëshme në Evropë dhe botë, duke fituar shumë medalje.

Megjithatë, në ndeshjet e fundit, xhudistja pejane nuk ka pasur paraqitje shumë të mira, por kjo ka ardhur shkaku i një lëndimi të pësuar në ligamentin kryqëzor që nuk e ka lejuar ta jap të gjithën nga vetja.

Por, ditët e vështira për Majlindën kanë kaluar, pasi trajneri i saj Driton Kuka ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se xhudistja pejane është operuar sot (e premte) dhe operimi i saj ka kaluar me sukses.

Kuka e ka cilësuar këtë ditë si njërën nga më të lumturat në jetën e tij, teksa nuk ka harruar t’i falënderoj edhe ata që ndihmuan operimin.   

Postimi i Driton Kukës:

Komentoni