Kosova

Kuçi: Nëse Qeveria pranon gabimin për demarkacion, nuk ia kërkojmë dorëheqjen

Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka folur në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se duhet biseduar me Malin e Zi dhe të rregullohet demarkacioni para se të shkojë përsëri në Kuvendin e Kosovës.

“Sa herë që ligji të vije kështu njëjtë në Kuvend, deputetët do t’i thonë jo, gjithmonë jo. Nuk dëshirojmë që të bihet kështu në Kuvend, sepse i është thënë jo më 1 shtator”, ka thënë Kuçi, transmeton Koha.net.

Nëse Qeveria e Kosovës nuk largohet nga ideja e demarkacionit në këtë formë, sipas Kuçit, atëherë Qeveria është e prishur në themele dhe duhet të shkohet në zgjedhje. E nëse e pranojnë atëherë, AAK nuk do të kërkojë dorëheqjen e Qeverisë.

“Nëse e pranojnë gabimin për demarkacion, nuk kërkojmë dorëheqje”, ka potencuar Kuçi.

Komentoni