Kosova

Kuçi: Ideali i lirisë i bashkoi Fehmi e Xhevë Lladrovcin në përjetësi

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, bëri sot homazhe tek varret e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, te Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në fshatin Shkabaj.

Në përvjetorin e 18-të të rënies heroike të tyre, zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi lart jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Fehmiut dhe Xhevës, duke i cilësuar si model të luftëtarëve për liri.

“Ideali për liri i bëri bashkë në jetë dhe në luftë, ideali i lirisë i bashkoi edhe në përjetësi” theksoi zëvendëskryeministri Kuçi. /KI/

Komentoni