Lajme

Kur makina zyrtare e policisë bllokon trotuarin!

Një automjet i policisë, në orët e pasdites së djeshme, është parkuar në vend të ndaluar, në trotuar në rrugën “Nëna Terezë”, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

Drejtuesi i makinës së policisë, ka shkelur rregullat në trafik, duke e dhënë shembullin më të keq, pikërisht në njërën nga pikat më të frekuentuara. Polici ka ndal automjetin në trotuar për të kryer shërbimet në njërin nga dyqanet e celularëve.

Në këtë rrugë ku vozitësve u shqiptohen dënimet për gjëra më të vogla, për drejtuesin e këtij automjeti kjo nuk vlen.

Çfarë të thonë qytetarët nga ky veprim i një zyrtari policor, i cili duhet të jetë shembull i zbatimit të ligjit! /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*