ShowBiz

“Ku e ke dashnorin?”, përgjigja e këngëtares do t’ju shkrijë së qeshuri

Këngëtarja e famshme dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ mbrëmjen e së shtunës.

Me të hyrë në studio, artistja filloi menjëherë batutat me moderatorin Ermal Mamaqi, i cili e pyeti: ‘Ku e ke dashnorin ti? Ke ardhur pa dashnorin këtu?’

Duke iu drejtuar publikut, Gaçe u përgjigj: ‘Për atë dashnorin që më pyet mua ky… Ai është i imi, është i yti, është i të gjithë neve. Dashnorin e kam lënë në shtëpinë e tij. Ai është Dashnor Diko.’

Me këtë batutë, këngëtarja e njohur rikujtoi deklaratën epike që bëri në dasmën e saj, ku shastisi të ftuarit dhe familjarët duke thënë se kishte në dasmë ‘edhe burrin, edhe dashnorin’, referuar këngëtarit që e ka mik prej 20 vitesh.

‘E vërteta ishte që e kisha. Burrin e kisha përballë, Norin e shihja në krah edhe thashë: ‘E pse s’i bëj një prezantim Dashnorit?’ ‘Norit iu drejtuan flokët!’-vijoi më tej këngëtarja ndërsa publiku shpërtheu në të qeshura.

Komentoni