Kosova

Kryetari i Bordit të Ujësjellësit i reagon Shpend Ahmetit për furnizimin me ujë (Dokumente)

Kryetari i Bordit të Drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal KRU Prishtina, Ilir Rexhepi, i është kundërpërgjigjur Shpend Ahmeti, i cili ishte bërë nervoz dje nga një intervistë e Rexhepit, ku ai kishte sqaruar në mënyrë të detajuar çështjen e furnizimit me ujë për prishtinasit dhe qytetarët e gjithsej tetë komunave prej fabrikës në Shkabaj.

Në këtë intervistë, Rexhepi ia kishte bërë me dije Ahmetit, se KRU Prishtina është ndërmarrje publike regjionale në nivel qendror, e cila është përgjegjëse për furnizim me ujë të pijshëm të tetë komunave, me aksionar të vetëm Qeverinë e Republikës së Kosovës, pra nuk ishte ndërmarrje publike lokale me aksionar Komunën e Prishtinës.

Ai kishte thënë se Ahmeti për interesa politike kishte folur për furnizimin 24 orë me ujë të prishtinasve, sikur të ishte zëdhënës i KRU Prishtinës, por kjo çështje dhe ky shërbim për qytetarët nuk ishte fare në kompetencën e tij dhe të komunës që ai drejton.

“Prishtinës, furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm ia ka sjellë ndërmarrja publike regjionale KRU Prishtina përmes ndërtimit të fabrikës së re për përpunimin e ujit në Shkabaj. Kjo fabrikë, me kapacitet 700l/s dhe mundësi të rritjes shtesë të kapacitetit përpunues edhe për 500l/s, KRU Prishtinës i kushtoi 35 milionë euro. Në vitin 2012, KRU Prishtina mori përsipër financimin e ndërtimit të fabrikës përmes kredisë nga Banka Gjermane KFW në vlerë prej 20 milionë eurosh, ndërsa 5 milionë euro u dhuruan si donacion nga Qeveria, 5 milionë euro nga Komisioni Evropian dhe 5 milionë euro nga udhëheqja e atëhershme e Komunës së Prishtinës, nga të cilat deri më sot udhëheqja aktuale e Komunës së Prishtinës i ka shlyer vetëm 2.5 milionë euro”, kishte sqaruar Rexhepi.

Ky është kundërpërgjigjja e Ilir Rexhepit, ku sërish i kërkon kryetarit të Prishtinës që të mos i gënjejë prishtinasit, por t’ua tregojë të vërtetën:

Shpend mos e luaj rolin e palaços, lej ofendimet dhe pergjigju ne ceshtjen e debatit, behu i sinqerte dhe si intelektual, dil e tregoju qytetareve se cfare veprimesh konkrete ligjore ne suaza te pergjegjesive tuaja komunale ke bere apo s’ke bere ne funksion te ndertimit te fabrikes se ujit ne Shkabaj dhe furnizimit me uje 24 ore te qytetareve te Prishtines. Prishtina ka furnizim me uje 24 ore, por jo nga ti dhe komuna qe ju drejtoni, por nga KRU Prishtina.

Nese ke fakte përveç genjeshtave elektorale, te ftoje te na argumentosh publikisht nese KRU Prishtina na qenka ndermarrje komunale dhe per rrjedhoje ti dhe komuna qe ti drejton ua paskeni mundesuar furnizimin me uje 24 ore qytetareve te Prishtines, ne te kunderten mos vazhdo ta genjesh e mashtrosh opinionin.

Shpend, dil tregoju prishtinasve me fakte jo me stilin e Dardan Molliqajt, qe ti ishe i vetmi nga gjithe kryetaret e 8 komunave qe nuk pranove te takoheshe me udheheqjen e ujesjellesit per te biseduar lidhur me mundesite e bashkepunimit te KRU Prishtina dhe Komunes se Prishtines ne funksion te

furnizimit 24 ore me uje, deri dy jave para perurimit te fabrikes se re ne Shkabaj. Sic po del per kete arsye e kerkove takimin qe ta valorizosh projektin per mashtrim opinioni dhe kalkulime politike.

Shpend, dil tregoju qytetareve pasi paske dashte me i furnizuar 24 ore me uje pse nuk i keni kryer obligimet kontraktuale ne kohe, madje as nuk i planifikove ne listen e projekteve kapitale te buxhetit komunal te vitit 2016, as ne gjashte mujorin e pare te vitit 2017 per funksionalizimin e fabrikes se ujit ne Shkabaj? Po ta benit kete, fabrika mbase do perfundohej akoma me heret, por ju se bete kete, as pas funksionalizimit te saj. Kjo tregon sa e kishit me prioritet, furnizimin me uje 24 ore te qytetareve te Prishtines.

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te zgjerimit te rrjetit te furnizimit me uje te pijshem dhe me cfare standarde i keni realizuar ne funksion te leshimit te fabrikes per furnizim me uje 24 ore te qytetareve?

Shpend, dil tregoju prishtinasve qe ju dhe komuna qe drejtoni e taksuat KRU Prishtinen per cdo tubacion te shtrire ne funksion te funksionalizimit te fabrikes se re ne Shkabaj, njejte sikur cdo investitor tjeter komercial!

Shpend, dil e tregoju qytetareve sa projekte te rrjetit te ri te furnizimit me uje te pijshem dhe te trajtimit te ujerave te zeza i keni realizuar ne funksion te pergjegjesive dhe kompetencave tuaja ligjore gjate mandatit tuaj ne komunen e Prishtines.

Shpend, dil tregoju qytetareve se Prishtinen e more me problemin e ujit, po cfare bere ti ne funksion te permiresimit te gjendjes, pervec kerkimit te rezervave te ujit me mjete primitive ne shek e 21, me plakun 70 vjecar e dy tela duke kerkuar rezerva te ujit ne Malet e Germise. Ne vend se te organizoje nje konference donatoresh per ceshtjen e ujit, meqe problematika e tille ishte teme aktuale ne top 10 mediat me te fuqishme te botes!

Shpend, dil e tregoju prishtinasve se tek pas insistimit dhe kerkeses se vazhdueshme te KRU Prishtina, ne gusht te vitit 2017 planifikove shlyerjen e obligimeve ndaj kesaj te fundit.

Shpend, aktrimin mbase e ke te trasheguar, ama mos u bej palaço me genjy e me ofendu, por mesohu te flasesh e debatosh me fakte!

 

Komentoni