Kosova

Kryetarët e Listës Serbe paralajmërojnë betimin me “1244”

Kryetarët e nëntë komunave me të cilat do të udhëheqë Lista Serbe planifikojnë që mbledhjen e parë konstitutive ta mbajnë në mënyrë të koordinuar, shkruan sot Koha Ditore.

Në ftesën që Komuna e Mitrovicës Veriore ua ka dërguar këshilltarëve komunalë, thuhet se ceremonia do të fillojë në orën 12:44, e që simbolizon Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Seanca ishte paralajmëruar të mbahej për të martën, por ajo është shtyrë për datën 14 dhjetor.

“Për shkak të disa problemeve të paraqitura, seanca konstitutive e KK të Mitrovicës Veriore do të mbahet më datën 14.12.2017 me fillim në orën 12:44”, thuhet në ftesën, e cila përveç nënshkrimit të kryetarit Goran Rakiq nuk përmban asnjë simbol të Republikës së Kosovës.

Komentoni