Lajme

Kryeparlamentari Veseli përkujton rënien e dr. Lec Gradicës

Duke përkujtuar rënien e dr. Lec Gradicës, mjek, kryeparlamentari Veseli, përmend edhe detyrën e shenjtë e mjekut kundrejt popullatës, veçanërisht në situata të tilla çfarë ishte duke kontribuar edhe dr. Leci e shumë mjekë të tjerë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për t`i dalë në ndihmë popullatës. Në rrjetin social në fb ai shprehet:

Sot, në 18 vjetorin e rënies përkujtojmë mjekun dëshmor, Lec Gradica. Doktor Leci, duke i qëndruar besnik misionit të shenjtë të mjekut dhe idealit për lirinë e atdheut, sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar qindra të plagosur në malet e Qyqavicës në shtatorin e vitit 1998. I përjetshëm do të jetë kujtimi për të dhe gjithë dëshmorët e lirisë së Kosovës. K.V.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*