Ekonomi

Kryeministri në interpelancë për Kodin Telefonik

Shefi i Qeverisë do të shkojë në interpelancë për çështjen e kodit telefonik shtetëror të Kosovës si dhe për situatën politike në pjesën veriore të Kosovës.

Të dyja këto çështje janë ngritur nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia e Kuvendit do të takohet të hënën, kur do të vendosë për caktimin e seancës së ardhshme plenare.

Përveç interpelancës pritet të shqyrtohen edhe 2 propozim-vendimet e Qeverisë për të filluar negociatat me kompaninë e “Envidity Energy”, pjesë e bordit e të cilës është edhe gjenerali Wesley Clark, si dhe për kërkesën e kompanisë “Sharr Cem“ për hapjen e një miniere në rajonin e Dukagjinit.

Komentoni