Lajme

Kryeministri Mustafa priti ambasadorin e Maltës, Godwin Pulis

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Maltës, jorezident në Kosovë, Godwin Pulis. 

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e reformat e Qeverisë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit. 

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi ambasadorin Pulis për përkrahjen dhe kontributin e Maltës për Kosovën. 

Ambasadori Godwin Pulis, shprehu përkrahjen e Maltës për Kosovën si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*