Kosova

Kryeministri i Malit të Zi arrin në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq filloi sot vizitën dy ditore në Kosovë. Kjo vizitë, ishte paralajmëruar të realizohej javën e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.

Temë qendrore e takimeve të Markoviqit me zyrtarët e shtetit të Kosovës pritet të jetë edhe çështja e Demarkacionit të kufirit, e cila ka mbetur pezull që nga gushti i vitit 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kanë nënshkruar marrëveshjen në Vjenë. Më pas, Kuvendi i Malit të Zi e kishte ratifikuar atë, por jo edhe Kuvendi i Kosovës, për shkak të mospajtimeve të brendshme politike.

Komentoni