Kosova

Kryeministri Haradinaj priti Dale Pfeiffer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot shefin e parë të Zyrës Amerikane në Kosovën e pasluftës dhe njëherësh ish udhëheqës i USAID-it, Dale Pfeiffer, i cili aktualisht është anëtar i Bordit të Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF).

Pfeiffer përgëzoi Haradinajn për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke i shprehur atij përkushtimin e KAEF për të ndihmuar Kosovën.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi Pfeiffer-in si një mik të madh të popullit të Kosovës. /KI/

Komentoni