Lajme

Krasniqi: Nuk kemi kapacitet për dy kombëtare, duhet të bashkohemi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, ka thënë se humbja e Kombëtares së Kosovës është një sinjal i qartë se duhet bashkim kombëtar me Shqipërinë.

Sipas Krasniqit, ndeshja e mbrëmshme tregoi se edhe në futboll nuk kemi kapacitete për dy ekipe kombëtare.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Krasniqi ka thënë se edhe politika e ka treguar se nuk kemi kapacitete për dy shtete.

“Ndeshja e mbrëmshme tregoi atë që politika e ka treguar qe sa kohë, që nuk kemi kapacitete për dy shtete. Edhe në futboll nuk kemi kapacitet për dy ekipe kombëtare.

Ndonëse, ndoshta na duhet të ecim kështu, por ecja do të jetë e vështirë! Bashkimi edhe në futboll e bën fuqinë!”, shkruan Krasniqi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*