Kosova

Krasniqi rikujton Arbitrazhin për zgjidhjen e demarkacionit

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, posa të kthehet nga ShBA-të pritet që t’i ftojë në një takim liderët e partive politike, për të diskutuar rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Ai thotë se kjo tryezë e liderëve do të ketë kuptim vetëm nëse qëllimi është krijimi i një konsensusi nacional. Sipas ish-kryeparlamentarit, edhe Gjykata e Arbitrazhin do të ishte e duhur për të gjetur zgjidhjen përfundimtare sa i përket vijës kufitare me Malin e Zi.

Krasniqi, në një prononcim për Indeksonline, thotë se pozita duhet të heq dorë nga varianti i tashëm i demarkacionit, Kuvendi duhet t’i thotë jo ratifikimit të kësaj marrëveshje, për t’i hapur mundësi rishikimit të marrëveshjes ose shkuarjes në arbitrazh.

“Nëse ky nuk është qëllimi, atëherë nuk e di cila do të jetë arsyeja e takimit”, thotë ai. Më tej, Krasniqi shprehet i bindur se rishikimi ose arbitrazhi në marrëveshje me Malin e Zi është shumë i mundshëm.

Komentoni