Lajme

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA-s, Skender Reçica, kanë pritur sot në takim Shefen e Zyres së BE-së/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, Shefes së Zyres së BE-së/PPBE në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar suksese në detyrën e re. 

Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë këtij takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar, ka thënë se Bashkimi Europian është i përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës. 

“Duhet të punojmë së bashku në avancimin e agjendës së BE-së për Kosovën, në çështjet si zbatimi i MSA-së, liberalizimin e vizave, dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit. Kuvendi dhe opozita kanë një rol të fuqishëm dhe korrektues në këto procese”, ka thënë Apostolova.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën tha se liberalizimin e vizave e meritojnë qytetarët e Kosovës. NISMA nuk është kundër agjendës europiane të Kosovës, por ne mendojmë se institucionet tona nuk janë treguar transparente, ato nuk kanë bashkëpunuar me opozitën, por as nuk e kanë informuar sa duhet qytetarin për zhvillimet e agjendës europiane të Kosovës. 

Derisa ky koalicion qeverisës mendon se vota e deputetëve opozitar është e pa nevojshme, me arsyen se ata kanë vota të mjaftueshme, kjo gjë është e shqetësuese, kjo i bie që në Kosovë nuk ka opozitë fare, e në atë vend ku nuk bashkëpunohet me opozitën, aty vetëm demokraci nuk ka. Është pozitive organizimi i tryezave ku institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare po debatojnë për luftimin e korrupsionit dhe dukurive negative në vend, por është shqetësuese që në tryeza të tilla nuk ftohen përfaqësues të opozitës, ka thënë në këtë takim kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi. 

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit, Krasniqi dhe Apostolova, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*