Kosova

Krasniqi: Policia ma solli vendimin për vazhdimin e masës me dy ditë vonesë

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka treguar përmes Facookut, se në banesën e tij i kanë shkuar zyrtarët policorë të Kosovës, për t’i treguar se do t’i duhet të qëndrojë në arrest shtëpiak edhe për dy muaj.

“Para pak minutash, saktësisht në orën 21:56, Policia e Kosovës erdhi në banesën ku banoj unë dhe ma sollën vendimin për vazhdimin e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj të tjerë! Ky vendim u shpall nga Policia para 2 ditësh, pra para se të marrë vendim Gjykata; u kumtua në medie nga Gjykata, para se të na kumtohet neve dhe avokatëve tanë, dhe m’u dorëzua mua vetëm pasi krejt kjo u bë skandal media”, ka treguar Krasniqi.

“Tash e 10 ditë policia nuk kishte ardhur në banesën time për kontrollet rutinore. Pas emisionit të sotëm (Rubkion të KTV-së v.j.), rreth orës 22:00 të natës, u aktivizuan. Kjo tregon që i gjithë rasti kundër 6 aktivistëve të Vetëvendosjes është montim politik për efekte mediale dhe aspak proces profesional i bazuar në rregulla, ligje, fakte dhe prova”.

Krasniqi: Policia ma solli vendimin për vazhdimin e masës me dy ditë vonesë

Komentoni