Lajme

Krasniqi: Mustafa po pret në një këmbë për të humb territorin e vendit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili sipas mediave ka deklaruar sot të në Podujevë se nëse demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend nëse opozita nuk do dialog.

Krasniqi për këtë thotë se kryeministri Mustafa është duke pritur si gjeli në një këmbë, për të humbë territorin e sovranitetin shtetëror.

“Veç t’i thuhet: Dërgoje, çka po pret, pasi Hashimi te ka ricikluar në pushtet?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, mediat kanë raportuar gjatë ditës se kryeministri I Kosovës Isa Mustafa këto deklarata për  demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, i ka bërë gjatë inaugurimit të fabrikës për përpunimin e perimeve në Podujevë “Jaha Group”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*