Lajme

Krasniqi: Mikullovci po keqpërdorët nga Vetëvendosje, nuk marrim pjesë në seancë

Me fillim nga ora 10:00 pritet që nesër të filloj mbajtja e seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës, për formimin e institucioneve të vendit.

E të pranishëm në këtë seancë nuk do të jenë sërish PDK-AAK dhe Nisma për Kosovën.

I kontaktuar nga Indeksonline, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme, duke e rikonfirmuar kështu qëndrimin e tyre të bërë pas mbajtjes së takimit konsultativ gjatë ditës së enjte të kësaj jave.

Madje Krasniqi ka sqaruar edhe atë se kur është e mundur të marrin pjesë në seancë.

“Përderisa do të injorohen konsultimet për përcaktim të dakorduar të datës së seancës, ne nuk do të marrim pjesë në çfarëdo seance”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu sipas këtij të fundit është pikërisht kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës i cili po përdoret nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

“Neve na vjen keq që Adem Mikullovci po keqpërdorët nga partia e tij, në tentim për të imponuar mentalitetin autoritar edhe në institucionin më të lartë të vendit”, ka shtuar Krasniqi.

Ndryshe është pikërisht Mikullovci i cili me gjithë kërkesën e PAN-it që të thirret një takim konsultativ të mërkurën e javës që vjen, ka deklaruar se është i vendosur që mos të kërkojë më takime të tilla konsultative por vetëm që të caktojë seanca.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*