Kosova

Krasniqi krahason koalicionet qeverisëse të Gjermanisë dhe Kosovës

Albert Krasniqi nga KDI-ja ka bërë një krahasim të lidhjes së koalicioneve qeverisëse mes partive në Gjermani dhe atyre në Kosovë.

Këtë krahasim Krasniqi e ka bërë teksa ka komentuar guximin e politikanëve në Kosovë për t’u krahasuar me ata në Gjermani.

“Kur politikanët në Kosovë marrin guximin të krahasohen me ata në Gjermani Një krahasim sa i përket lidhjes së koalicioneve qeverisëse:

Në Gjermani: – Finalizimi i marrëveshjes për koalicion pas një takimi prej 24 orësh; – Pas bisedimeve është hartuar një dokument prej 28 faqesh të cilin do ta paraqesin gjatë ditës para gazetarëve; – Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat… por thuhet se ato janë harmonizuar; – Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion”, ka treguar Krasniqi.

“Në Kosovë: – Marrëveshja arrihet brenda natës pas pranimit të një sms-i me ofertën për postin e Kryeministrit; – Dokumenti i marrëveshjes është një faqe dhe përmban ndarjen e posteve. Ti këtë ministri, unë atë ministri. – Gjatë bisedimeve, nuk është diskutuar fare për Demarkacionin, Asociacionin e shumë çështje tjera ngase nuk pajtohemi. – Për miratimin e marrëveshjeve nuk ka nevojë të pyetën organet e partisë, ngase për këtë vendos kryetari. E përbashkëta e keqe është se në të dy vendet u zvarrit formimi i Qeverisë së re”, ka shkruar ai në Facebook.

Komentoni