Lajme

Krasniqi i reagon LDK-së: Votimi i fshehtë për demarkacionin, tradhti

Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova, i cili ka deklaruar se votimi për demarkacionin mund të bëhet me votim të fshehtë.

Sipas Krasniqit, këta njerëz nuk e kanë dert nëse Kosova i humb mbi 8 mijë hektarë, duke u thënë se ata po bëjnë tradhti kombëtare.

Lexoni statusin e plotë të Krasniqit:

Votim i fshehtë për demarkacionin – tradhti për Kosovën?!

Në media po qarkullon një lajm se LDK-ja qenka duke e shqyrtuar mundësin e votimit të fshehtë për Ratifikimin e Ligjit për Demarkacionin?! Një i moshuar kishte pas thënë, kur e mësoi një gjë nga fëmiu 7/8 vjeçar: “Njeriu sa të jeton mëson”.

Gjeja e parë që të vije ndërmend në raste të tilla është: Këta njerëz me ditë me menduar mirë e mbarë sa dinë të mendojnë mbrapshtë, do t’i bënin mrekulliltë e Botës”!

Kjo do të thotë se këta njerëz nuk e kanë fare dert, pse atdheu po i humb jo më pak se 8200 hektarë tokë, se po e bëjnë një tradhti kombëtare, por kërkojnë të gjejnë rrugë e mënyra sesi ta paketojnë faljen e tokës sonë dhe ketë përpiqen që ta bëjnë fshehtë. Pastaj kush mund të na garantojë se kjo është puna e parë e fshehtë e kësaj kaste politike te degraduar skajshmërisht?!

Këta po ju thonë anëtarëve te partisë se tyre: Haptas nuk bënë të tradhtoni vendin, fshehtë bënë?! Ketë porosi ata janë duke ia dhënë qytetarëve të Kosovës!

Qytetarët e Kosovës e sidomos anëtarët e LDK-së duhet ta pyesin vetveten: A ia vlen më që t’ju besohet këtyre monstrumëve politikë që sot po e sundojnë Kosovën?

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka paralajmëruar se për votimin e projektligjit për marrëveshjen kufitare me Malin e Zi mund të përdoret forma e fshehtë e votimit.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*