Sport

Krasniqi dhe Gjakova, medalje të artë në Holandë

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të fitoi medalje të artë  në turneun “Grand Prix” që u mbajt në Holandë.

Distria që garonte në kategorinë 52 kg e tregoi të gjithë forcën e saj në finale, duke mposhtur Estrella Lopez nga Spanja, vetëm pas 34 sekondash.

Xhudistja kosovare menaxhoi ndeshjen duke e hedhur në parket spanjollet dhe duke merituar plotësisht medaljen e artë.

Ajo për të arritur deri në finale mundi tre rivale, si Julie Kemmink nga Holanda, Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia, pastaj Agata Perenc nga Polonia.

Në kategorinë 57 kilogram, edhe Nora Gjakova  arriti të marrë medalje të artë. Gjakova mundi në finale gjermanen, Theresa Stoll.

Komentoni