Sport

Kramaric: Po na pret një atmosferë e zjarrtë kundër Kosovës

Andrej Kramaric ka folur rreth takimit me Kosovën.

Kjo e fundit do të takohen në kuadër të kualifikuesve për botërorin e 2018 me kombëtaren e Kroacisë.

Ai pret një atmosferë të zjarrtë ndaj shtetit kosovar dhe se kroatët do të japin maksimumin për fitore, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ndaj Kosovës po na pret një atmosferë ferri. Të gjithë do të japim maksimumin kundër Kroacisë”.

“E vështirë do të jetë edhe kundër Finlandës, por ne duhet të jemi ata që gjithmonë ishim, Kroacia. Gjithmonë jemi në kërkim të fitores dhe nuk kemi frikë prej askujt”, tha Kramaric për ueb-faqen e Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Kujtojmë se takimi i Kosovës do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçit’.

Komentoni