Lajme

KQZ gati për zgjedhje lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti. Me këtë rast zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radio Kosovën se periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale përfundon më 23 gusht.

Tashmë ka filluar regjistrimi i diasporës kosovare për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të tetorit në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur afatin e fundit për regjistrim si votues jashtë Kosovës dhe për këto zgjedhje është deri më 23 gusht.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bën të ditur për Radio Kosovën se të gjitha detajet se si duhet të aplikohet janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së. Elezi tha se janë tri mundësi për dërgimin e aplikimeve të votuesve jashtë vendit.

”Aplikimet mund të dërgohen përmes ndonjërës nga tri mundësitë: në faun postar të KQZ-së, në njërën nga tri email adresat apo edhe përmes fax-it. Të gjitha aplikimet që do të bëhen do të shqyrtohen nga Shërbimi Profesional i Votueseve”, tha ai.

Elezi më tej ka thënë se të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit dhe i plotësojnë kriteret për votim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka mundësuar ta realizojnë këtë të drejtë me një afat kohorë prej 60 ditësh.

”Dhe pastaj në do të bëjmë informimin e mëtejshëm për të gjitha aplikimet nëse i kanë plotësuar kushtet për t’u regjistruar jashtë Kosovës. Pra, nëse regjistrimi ka qenë i suksesshëm ose jo“, tha ai.

Ndryshe Zgjedhjet Lokale për kryetar të komunave dhe për asamble komunale është caktuar të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*