Sport

Kpp Ahmet Hoxha shënon histori

Me 20/04/2017 në Prishtinë u zhvillua Derbi i xhiros së gjashtë të superligës së Kosovës në Pingpong ndërmjet Kpp Ahmet Hoxhës dhe Kpp Prishtinës.

Pas një kohe të gjatë lojtarët nga Ferizaj befasuan kampionin e shumëfishtë të Kosovës që konsiderohej favorit edhe për këtë derbi.

Në fitoren e parë të Kpp Ahmet Hoxhës ndaj Kpp Prishtinës në garat ekipore kontribuuan të gjithë lojtarët duke shënuar fitore në ndeshjet e tyre të drejtpërdrejta me lojtarët e Prishtinës, të cilët fituan vetëm në duelin e çifteve.

Kpp Ahmet Hoxha me këtë fitore e siguroj vendin e parë në sezonin pranveror. /KI/

SUPER LIGA – MESHKUJT 2017
L F H Pikë
1 Ahmet Hoxha 6 6 0 24:9 12
2 Lidhja e prizrenit 6 5 1 23:7 11
3 Prishtina 6 5 1 21:7 11
4 Shkolla 6 3 3 17:15 9
5 Prizreni 6 2 4 14:19 8
6 Hasan Prishtina 6 2 4 9:18 8
7 Vushtrria 6 1 5 7:23 7
8 Dodona 6 0 6 7:24 6

Komentoni