Sport

“Kosovo je Srbija” në dy ndeshje të sotme në UEFA League

Në ndeshjet e xhiros së tretë kualifikuese të UEFA League, Vojvodina – Dinamo Minsk nga Bjellorusia është përsëritur një zakon i sllavëve në drejtim të Kosovës.

Pas golit të Sinisha Babiq për Vojvodinën, rreth minutës së ’35-të, në pjesën e stadiumit ku ishin tifozët e Dinamos së Minskut, është shfaqur një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Srbija” (shq. “Kosova është Serbi”), transmeton Koha.net.

Sllogani sllav është dëgjuar edhe në Qipro. Atje, së bashku grekët dhe rusët, kanë brohoritur “Kosovo je Srbija”. Kjo ka ndodhur në ndeshjen mes AEK Larnaca – Spartak Moskwa, që ka përfunduar me rezultat 1-1.

Më poshtë mund të shihni videon e plotë:

Grekët dhe rusët brohoritën “Kosovo je Srbije” gjatë ndeshjes AEK Larnaca – Spartak Moskwa në Larnaca të Qipros.

Komentoni