Lajme

Kosovë – Çeki, formojnë grup ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të punimeve të konferencës “Idetë e Mençura dhe Koncepti i Ri për Rigjenerimin Ekonomik të Evropës” që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, z. Jan Mladek.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar në shumë fusha me Republikën Çeke, me theks të veçantë në atë të ekonomisë. Ministria Bajrami shpalosi potencialet e Kosovës për investime të huaja dhe e informoi ministrin Mladek për ambientin e biznesit në vendin tonë.

Në anën tjetër, ministri Mladek shprehu interesim për dy sektorë, në veçanti atë të përpunimit të produkteve bujqësore dhe të energjisë së ripërtëritshme .

Të dy ministrat u dakorduan që të formojnë së shpejti një grup ndërqeveritar për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*