Kosova

Kosovari gjendet i vdekur në një burg të Bazelit

Në një qeli të burgut hetimor  Waaghof të Bazelit është gjetur i vdekur një i paraburgosur, pasditen e të shtunës. Siç bën të ditur prokuroria shtetërore e Bazelit (Basel-Stadt) personi është një 40 vjeçar nga Kosova i cili  e kishte varur veten, shkruan bz.ch.

Një gardian e kishte gjetur kosovarin të vdekur pas kohës së drekës, ndërsa mjeku i urgjencës dhe ndihma e parë kishin mundur vetëm të konstatonin vetëm vdekjen, transmeton albinbfo.ch. I ndjeri po mbahej prej një jave në paraburgim për kërcënime në lidhje me dhune familjare.

Shkaqet e  vdekjes mbetet të sqarohen nga mjekësia ligjore dhe policia kriminalistike. Tash pe¨r tash nuk ka ndonjë dyshim për veprim të ndonjë pale të tretë.

Komentoni