Kosova triumfon ne Garën për Siguri kibernetike në Çeki

E përfaqësuar nga UBT-CERT, prof. dr Edmond Hajrizi, Atdhe Buja, Betim Gashi dhe Rexhep Berlajolli, Kosova ka triumfuar në Garën e Sigurisë kibernetike, të organizuar nga Agjencia Kombëtare për Siguri e Çekisë...
Kosova triumfon ne Garën për Siguri kibernetike në Çeki

E përfaqësuar nga UBT-CERT, prof. dr Edmond Hajrizi, Atdhe Buja, Betim Gashi dhe Rexhep Berlajolli, Kosova ka triumfuar në Garën e Sigurisë kibernetike, të organizuar nga Agjencia Kombëtare për Siguri e Çekisë dhe Universiteti “Masaryk”, përkrahur edhe nga programi “TAIEX”, i Komisionit Evropian.

Gara kishte të bënte me mbrojtjen e infrastrukturës së simuluar kritike dhe me funksionimin normal të rrjetit hekurudhor në vendin X, me ç’rast në të njëjtën kohë, në mënyrë krejtësisht sekrete, ekipi sulmues “Red team”, me çdo kusht dhe mundësi tentonte ta largonte nga funksioni çdo shërbim, sistem e aplikacion, nga përdorimi online, si dhe ta marrë nën kontroll infrastrukturën, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë përgjatë gjashtë orëve, sa edhe ka zgjatur gara.

Në këtë garë, pjesëmarrës ishin të gjitha vendet e rajonit dhe Ballkanit, por rezultate më të larta arritën UBT-CERT nga Kosova, ALCIRT nga Shqipëria dhe MKD-CIRT nga Maqedonia, të cilët, me anë të bashkëpunimit dhe punës ekipore,  u treguan shumë profesionalë dhe të përgatitur për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike, ndonëse gara nuk kishte për qëllim të identifikonte fitues.

Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u shpërblyen me certifikata nga NSA-ja çeke, për punën, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë garës. /KI/

Kategoritë
Hi Tech
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera